
Këngëtarja amerikane Melissa Jefferson, e njohur ndryshe si Lizzo postoi disa foto e veshur me rrobabanjo, dhe rrjeti shpërtheu.
“Ajo padyshim nuk është e kënaqur me peshën e saj, edhe pse thotë vazhdimisht se është e lumtur në lëkurën e saj. Vishu dhe ji e lumtur, ne nuk duam të dimë se si duket trupi yt”. “Kjo femër nuk është tërheqëse. Ajo kurrë nuk do t’i bëjë njerëzit mendojnë ndryshe”.
“Do ta printoj këtë fotografi dhe do ta vendos në frigorifer që ta shoh sa herë që shkoj për ta tepruar me ushqim” – janë vetëm disa nga komentet fyese që ka marrë në rrjetet sociale.
Lizzo ka theksuar gjatë gjithë kohës se nuk i vjen turp për peshën e saj dhe vazhdimisht inkurajon femrat e tjera që të ndihen rehat me veten.
“E di që nuk jam i vetmi person që marr ofendime në internet. Shumë gjimnazistë ngacmohen nga bashkëmoshatarët e tyre dhe nuk dinë si t’i kapërcejnë problemet. Nëse më shohin duke u përballur me sukses, ndoshta do ta kuptojnë se edhe mund të kenë sukses në betejat e tyre”, është shprehur ajo. Tetorin e vitit të kaluar, Lizzo prezantoi një linjë veshjesh të quajtur Yitty, me kombinime për femrat të dobëta, por edhe edhe për ato të mbushura.










Horoskopi ditor, e premte 9 qershor 2023









