
Robert Berisha ka qenë i ftuar në programin “Në kurthin e Piter Pan” këtë të premte, ku foli për jetën e tij profesionale, por edhe për atë private. Gjatë intervistës artisti u pyet edhe për ish-partneren e tij, Nora Istrefi, me të cilën ka edhe vajzën Renee.
“Po ti e ke shoqe akoma Norën?”, pyeti një prej fëmijëve, dhe Berisha pa u menduar dy herë tha, “Po e kam shoqe dhe gjithmonë do ta kem shoqe”.
Teksa rrëfeu marrëdhënien me ish-partneren e tij, këngëtari foli gjithashtu dhe për të përbashkëtat e kësaj të fundit me vajzën e tyre Renee. Ai tha se kur Renee ishte më e vogël ngjante më shumë nga ai, ndërsa tani që është rritur ngjan me Norën.
“Renee i ka ngjarë Norës për qetësinë e saj, është tip i qetë dhe i butë. Shumë e veçantë”, tha ai, ndërkohë që shtoi se ka marrë tiparet më të bukura të Norës, sidomos pjesën e syve.


Horoskopi ditor, e shtunë 10 qershor 2023














Horoskopi ditor, e premte 9 qershor 2023



