
Fituesja e Emmy Jennifer Aniston mbetet një ndër aktoret më tërheqëse në kinematografi. Gjatë gjithë karrierës së saj ka marrë komplimente të shumta, jo vetëm për aftësitë si aktore, por edhe për pamjen fizike.
Megjithatë, gjatë një interviste të fundit me “British Vogue”, ajo ka zbuluar një kompliment që nuk ka dëshirë ta dëgjojë dhe ka të bëjë pikërisht me moshën. Ajo tregon se e urren kur i thonë se është e bukur për moshën e saj, “Më çmend, nuk e duroj dot”.
Jennifer Aniston vuri në dukje zakonin e shoqërisë për të përcaktuar njerëzit në bazë të treguesve të moshës dhe shprehu se nuk i kupton komente të tilla, “Unë as nuk e kuptoj se çfarë do të thotë”.
Jen vazhdoi të këmbënguli se, tani në moshën 54-vjeçare, ajo është “në formë më të mirë se unë në të 20-at”. “Jam në formë më të mirë se sa kam qenë në të njëzetat. Ndihem më mirë në mendje, trup dhe shpirt Gjithçka është 100% më mirë”, shprehet ajo.
Jen foli më parë për përbuzjen e saj për komentin “klishe” në vitin 2019. Ajo tha për revistën Glamour, “Bukuria në çdo moshë është e bukur. Mendoj se klishetë e ‘o Zot, dukesh i mrekullueshëm për moshën tënde'”‘, është një lloj paradigme e vjetër që nuk ekziston më”.


Çfarë raporti ka me Norën? Flet Robert Berisha!


Horoskopi ditor, e shtunë 10 qershor 2023














Horoskopi ditor, e premte 9 qershor 2023

