
Njerëzit e kanë cilësuar si “mrekulli” gjetjen gjallë për 40 ditësh në xhungël të katër fëmijëve nga një komunitet indigjenë në Kolumbi. Pesë javë më parë, avioni me të cilin ata udhëtonin u rrëzua pranë kufirit mes provincave kolumbiane të Caqueta dhe Guaviare. Avioni i vogël ‘Cessna 206’ po transportonte shtatë persona, kur papritur raportoi një alarm për probleme me motorin në orët e para të mëngjesit të 1 majit.
Tre të rritur, përfshirë pilotin, vdiqën si pasojë e përplasjes dhe trupat e tyre u gjetën në avion. Katër fëmijë të moshës 13, 9 dhe 4 vjeç, si dhe një foshnjë 11 muajshe i mbijetuan aksidentit. Informacioni fillestar nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili po koordinonte përpjekjet e shpëtimit, sugjeroi se fëmijët u larguan nga avioni dhe u drejtuan në pyllin tropikal për të kërkuar ndihmë.
Ekipet e shpëtimit, me mbështetjen e qenve të kërkimit, gjetën më parë fruta të hedhura, të cilat dyshohet se i hëngrën fëmijët dhe streha të improvizuara të bëra nga bimët e xhunglës.
Në operacionet e shpëtimit morën pjesë avionë dhe helikopterë të ushtrisë dhe forcave ajrore kolumbiane.




Çfarë raporti ka me Norën? Flet Robert Berisha!


Horoskopi ditor, e shtunë 10 qershor 2023













