KreuStil Jetese

Ish-i i Gisele Bundchen refuzon Irina Shayk?!

Ish-i i Gisele Bundchen refuzon Irina Shayk?!

Irina Shayk tërhoqi vëmendjen në Kanë me veshjen dhe formën e jashtëzakonshme fizike. Edhe pse është përfolur shumë një ribashkim i mundshëm i saj me Bradley Cooper, disa raporte të fundit lënë të kuptohet se supermodelja është shfaqur shumë e interesuar për Tom Brady.

Page Six thotë se Shayk dukej gati t`i binte në krahë sportistit në NFL në dasmën e miliarderit Joe Namath me Madison Hendrick, ku ishin të ftuar të dy.

“Gjatë gjithë mbrëmjes, ajo rrallëhere u largua orej tij”, thuhet në shkrim.

Burimet zbuluan se bukuroshja ruse ishte dukshëm e mahnitur nga Brady. Përpjekja e saj për të tërhequr vëmendjen e tij, u dha “ushqim” mediave të Hollivudit.

Pavarësisht se Shayk ishte mjaft e magjepsur prej tij, Tom Brady nuk u dorëzua. Gjithmonë sipas mediave rozë, ai i rrëfeu një miku se nuk ishte i interesuar për një marrëdhënie romantike me modelen e Victoria’s Secret. Duket se Brady po përpiqet të mbyllë divorcin nga Gisele.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF