KreuStil Jetese

Pas 10 vitesh, SHBA-ja vendos të rikthehet në UNESCO!

Pas 10 vitesh, SHBA-ja vendos të rikthehet në UNESCO!

UNESCO, agjencia kulturore dhe shkencore e OKB-së, njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të rikthehen në këtë agjenci dhe të paguajnë më shumë se 600 milionë dollarë detyrime të prapambetura, pas një mosmarrëveshjeje dhjetëvjeçare të shkaktuar nga masa e organizatës për të përfshirë Palestinën si anëtare.

Vendimi për t’u kthyer duket se wshtw motivuar nga shqetësimi se Kina po plotëson boshllëkun e lënë nga SHBA në politikëbërjen e UNESCO-s, veçanërisht në vendosjen e standardeve për inteligjencën artificiale dhe edukimin teknologjik në mbarë botën.

Richard Verma, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, i dërgoi një letër javën e kaluar drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s, Audrey Azoulay, duke zyrtarizuar planin për t’u ribashkuar.

Kthimi i SHBA-së, dikur financuesi më i madh i agjencisë, pritet të përballet me një votim nga 193 shtetet e saj anëtare muajin e ardhshëm. Vendimi është një nxitje e madhe financiare për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, e njohur për programin e saj të Trashëgimisë Botërore, si dhe për projektet për të luftuar ndryshimet klimatike.

Ky vendim “është rezultat i pesë viteve të punës, gjatë së cilës ne qetësuam tensionet, veçanërisht në Lindjen e Mesme, përmirësuam përgjigjen tonë ndaj sfidave bashkëkohore, rifilluam nismat kryesore në terren dhe modernizuam funksionimin e organizatës”, tha Azoulay për Associated Press.

Administrata Biden ka kërkuar tashmë 150 milionë dollarë për buxhetin e vitit 2024 për të paguar detyrimet e prapambetura të UNESCO-s. Plani parashikon kërkesa të ngjashme për vitet në vijim derisa të shlyhet borxhi i plotë prej 619 milionë dollarësh. Kjo përbën një pjesë të madhe të buxhetit operativ vjetor prej 534 milionë dollarësh të UNESCO-s.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF