KreuStil Jetese

“Mos lejoni fotot e edituara të dikujt të cënojnë vetëbesimin tuaj”, ylli britanik tregon realitetin! 

“Mos lejoni fotot e edituara të dikujt të cënojnë

Personalitet televiziv, ish modele, biznesmene: Chanelle Hayes ka qenë shumë e hapur për betejat e saj me peshën në rrjedhën e viteve dhe gushtin e 2020-tës iu nënshtrua një operacioni për zvogëlimin e stomakut.

Së fundi, 35 vjecarja ndau dy foto të saj me të njëjtat bikini por të shkrepura nga kënde të ndryshme brenda disa minutave.  Postimi i saj kishte qëllim sensibilizues dhe synonte të tregonte se në c`masë mund të deformohet realiteti në rrjetet sociale. Ish-ylli i Big Brother ndau një foto në të cilën ishte ulur drejt, dhe duke barku i sheshtë, ndërsa fotoja tjetër, e shkrepur nga një kënd më pak avantazhues, ishte mjaft ndryshe.  

“Mos lejoni që fotografia e edituar e dikujt dhe e shpërndarë më pas në rrjetet sociale të shkatërrojë realitetin tuaj. Nuk e kalova ditën duke menduar se trupi i dikujt tjetër është më i mirë se i imi, thjesht shijova momentin.  “Shpresoj që këto foto t`ju ndihmojnë me sadopak realitet”, ka shkruar ajo.  

Chanelle iu nënshtrua atij që njihet si “operacioni i mëngës gastrike” në 2020-tën- dhe pas kësaj, humbi ndjeshëm në peshë duke shkuar nga masa 18 në 10. Ajo shpjegoi atëherë se operacioni kishte qenë “zgjidhja e saj e fundit” pasi kishte luftuar me peshën për vite me radhë.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF