KreuStil Jetese

Brad Pitt rrëfen lidhjen me të lumtur, dhe nuk ishte ajo me Angelina Jolie (e as me Jennifer Aniston)!

Brad Pitt rrëfen lidhjen me të lumtur, dhe nuk ishte ajo me Angelina

Brad Pitt është një nga meshkujt më të pashëm e më të adhuruar në botë. Ai ka pasur lidhje me disa femra të famshme, përfshirë ish-bashkëshortet e tij Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie. Megjithatë, momentet më të lumtura që ende i kujton me kënaqësi, janë ato me dikë tjetër, të cilën “ende e do”.

Aktori 59-vjeçar u takua me ish të dashurën e tij Juliette Leëis në xhirimet e filmit të tyre të vitit 1990. Juliette ishte atëherë vetëm 17 vjeç, ndërsa Brad ishte 27. Ata u kthyen në njërin prej cifteve më të bukur e të dashur të Hollivudit asokohe.

Lidhja e tyre vazhdoi për tre vjet. Dyshja u nda në fillim të vitit 1993. Juliet më vonë tha se Brad “nuk ishte më në universin e saj“. Aktori së fundmi kujtoi “kohën e mrekullueshme” që kishin kaluar së bashku. “Unë ende e dua atë grua. Kam kaluar shumë mirë me të. Ishte një nga marrëdhëniet më të mira që kam pasur ndonjëherë. Problemi është se ne rritemi me vizionin se dashuria i pushton të gjitha, dhe kjo nuk është e vërtetë?”, u shpreh ai në një intervistë për Vanity Fair.

Pas ndarjes së tyre, në vitin 1993, Brad dhe Juliet interpretuan edhe një herë përkrah njëri-tjetrit në filmin e tyre të dytë, California.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF