KreuStil Jetese

“Detyroi djemtë të vishen me fustane”, si i përgjigjet Megan Fox akuzave të politikanit!  

“Detyroi djemtë të vishen me fustane”, si i

Një politikan në Shtetet e Bashkuara e tërboi Meghan Fox me komentet e tij pasi ajo postoi një foto të djemve të saj të veshur me fustane. Një nga tre djemtë e aktores dihet se vesh rroba vajzash, por Megan e ka bërë të qartë në të kaluarën se kjo është tërësisht zgjedhja e tij. Por politikani Robby Starbuck nuk mendon kështu, dhe Fox është kundërpërgjigjur. “Këta janë djemtë e Megan Fox. Ne jetonim në të njëjtin komunitet dhe fëmijët tanë luanin së bashku në park. Pashë dy prej tyre të mërzitur që e ëma i detyroi të vishnin rroba vajzash, ndërsa dadoja i ngushëllonte”, shkroi Starbuck në Twitter.  

Megan iu kundërpërgjigj atij në Instagram, duke e akuzuar se po përdorte djemtë e saj për të tërhequr vëmendjen tek vetja e për të përfituar kështu për fushatën e tij politike.  

“Hej @robbystarbuck, me të vërtetë nuk dua të të kushtojë shumë vëmendjen  sepse padyshim që thjesht po kërkon të biesh në sy. Por më lejo të të them dicka. Pavarësisht se sa të dëshpëruar bëheni në një moment për të fituar pasuri, fuqi, sukses ose famë – mos i përdorni kurrë fëmijët për këtë. Sidomos nën një pretekst dashakeq e të gabuar. 

Shfrytëzimi i identitetit gjinor të fëmijëve të mi për të tërhequr vëmendjen në fushatën tënde politike të ka vendosur në anën e gabuar të universit. Unë jam djegur në turrën e druve shumë herë nga njerëz të vegjël e të pasigurt, narcisistë dhe impotentë si ti, megjithatë jam ende këtu. Po merresh me shtrigën e gabuar”, ka shkruar Megan. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF