
George Clooney është shfaqur së fundi shumë i dobësuar. Ylli hollivudian ka humbur shumë peshë, aq sa miqtë e tij kanë nisur të shqetësohen e madje, për këtë situatë ata po fajësojnë bashkëshorten e aktorit, Amal-in e cila ka qenë përherë ekstremisht e hollë.
Arsyeja e shqetësimit të madh të personave pranë Clooney-t ka qenë pamja e tij në “The Prince’s Trust Awards” në Londër.
“Miqtë e tij janë të shqetësuar se ai nuk po kujdeset mirë për veten. Ai duhet të ndiejë shumë presion për të mbajtur peshën e tij dhe për të vazhduar me Amalin pasi ata bëjnë mjaft paraqitje magjepsëse së bashku. Të gjithë thonë se duhet të shtojë më shumë peshë”, shprehen burime pranë aktorit.
Në fakt megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Clooney humb peshë në mënyrë drastike. Në vitin 2020, ai luftoi me pankreatitin, duke rënë shumë nga pesha. Sipas të njëjtit burim, Clooney dhe Amal kujdesen për ushqimin, por kohët e fundit si duket është tepruar ca me këtë kujdes!








Konfirmohet romanca e Shakirës me Hamilton!






Horoskopi ditor, e hënë 12 qershor 2023





