
Aktori i njohur italian Francesco Nuti është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare. Edhe pse kishte kohë që ishte larguar nga skena për motive shëndetësore vijoi të mbetej një ndër figurat më të dashura të kinemasë dhe spektaklit italian.
Lajmi i trishtë për ndarjen e tij nga jeta u dha nga vajza e tij Ginevra së bashku me familjarët, të cilët falënderuan sinqerisht personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që janë kujdesur për aktorin në periudhën afatgjatë të sëmundjes.
Nuti lindi në Prato më 17 maj 1955 dhe bëri debutimin e tij si aktor amator kur ishte ende student, duke shkruar monologët e tij. Francesco Nuti është një aktor tepër i njohur dhe për shqiptarët në vitet 1980 – 1990. Nuti u dha jetë personazheve të karakterizuar nga një kadencë e theksuar dialektore, të cilët luanin në përpjekjen për të rifituar rolin dominues brenda çiftit.
Komeditë e tij brilante me tone të paqarta surrealiste patën një sukses të jashtëzakonshëm në vitet ’80 falë filmave si “Unë” “Gjithë fajin e ka Parajsa” dhe “Femrat me funde” një film i suksesshëm që theu të gjitha rekordet e fitimeve në sezonin 1991/92, duke shënuar momentin më të suksesshëm në karrierën e Nutit, i cili ishte skenaristi, regjisori dhe aktori kryesor i atij filmi përkrah bukuroshes, Carole Bouquet.



Horoskopi ditor, e martë 13 qershor 2023









Konfirmohet romanca e Shakirës me Hamilton!






Horoskopi ditor, e hënë 12 qershor 2023

