
Detaje të reja kanë dalë nga “mrekullia” që ndodhi në xhunglën e Amazonës, ku 4 fëmijë u shpëtuan pas 40 ditësh që një avion u rrëzua dhe për pasojë humbën jetën dy pilotë dhe nëna e fëmijve të gjetur. Magdalena Mucutuy, nëna e 4 fëmijëve, ishte gjallë për 4 ditë pasi avioni i tyre u rrëzua, dhe më pas ajo u tha fëmijëve të saj që të largoheshin dhe të kërkonin ndihmë ndërsa ajo ishte duke vdekur.
Babai i fëmijëve, Manuel Ranoque, duke folur për gazetarët tha se vajza e tij e madhe i kishte rrëfyer se ishte nëna e tyre u kërkoi të “ikin” dhe të shpëtonin veten, “E vetmja gjë që 13-vjeçarja Lesly më ka thënë është se nëna e saj ishte gjallë për 4 ditë”. Para se ajo të vdiste, u tha atyre diçka të tillë, si, “Largohuni nga këtu. Ju djema silluni si burra, siç është babai juaj. Edhe ai do t’ju tregojë të njëjtën dashuri të madhe që kam treguar unë për ju”.
4 fëmijët, 3 vajza dhe një djalë, Lesly 13 vjeçe, Soleiny 9 vjeç, Tien Noriel 5 vjeç dhe Cristin 1 vjeç u shpëtuan të premten. Ata u transferuan në një spital ushtarak në kryeqytetin e vendit Bogota. Punonjësi i forcave të shpëtimit Nicolás Ordóñez Gomes tregoi momentin kur zbuluan fëmijët. “Vajza e madhe, Lesly, me të voglin në krahë vrapoi drejt meje. Lesly më tha: ‘Jam e uritur’, tha ai për kanalin publik RTVC.“Një nga dy djemtë ishte shtrirë. Ai u ngrit dhe më tha: “Mamaja ime ka vdekur”.
Ai tha se forcat e shpëtimit iu përgjigjën me “fjalë pozitive, duke thënë se ishim miq dhe se ishim dërguar nga familja”. Ordóñez tha se djali iu përgjigj, duke i thënë: “Dua pak bukë dhe sallam”. Fëmijët janë anëtarë të grupit indigjen Huitoto dhe gjyshi i tyre tha për mediat kolumbiane se njohuritë e tyre për frutat dhe farat e ngrënshme kanë qenë çelësi për mbijetesën e tyre.
13-vjeçarja besohet se ka qenë ajo që mbajtur gjallë vëllezërit e motrat e saj. Henry Guerrero, një burrë indigjen që ishte pjesë e ekipit që gjeti fëmijët, tha se ata arritën të ndërtonin një strehë të vogël. “Ata kishin bërë një tendë të vogël nga një pëlhurë të gomuar dhe kishin vendosur një peshqir në tokë. Ata qëndronin gjithmonë pranë lumit dhe Lesly mbante një shishe të vogël sode, të cilën e përdorte për ta mbushur me ujë”.
4 vëllezërit e motrat dukeshin të dobësuar nga javët që kaluan duke u kujdesur për veten e tyre në xhungël. Ata më në fund u lokalizuan të premten nga një ekip shpëtimtarësh që kishin dëgjuar një nga fëmijët duke qarë.
“Kur i gjetëm, ishte me të vërtetë një lumturi e madhe”, tha zoti Guerrero, duke përshkruar momentin. Gjyshi i tyre, Fidencio Valencia, tha se ata ishin “shumë të dobësuar, kanë plagë të vogla dhe mavijosje. Ata kanë sëmundje që i kanë marrë në xhungël, por në përgjithësi janë mirë”.

Ndahet nga jeta aktori Francesco Nuti!



Horoskopi ditor, e martë 13 qershor 2023









Konfirmohet romanca e Shakirës me Hamilton!






Horoskopi ditor, e hënë 12 qershor 2023
