KreuStil Jetese

Arbana i hyn muzikës? Fotot që ngritën dyshimet!  

Arbana i hyn muzikës? Fotot që ngritën dyshimet!  

Mjaft personazhe të njohur të ekranit kanë zgjedhur të provojnë veten edhe në fushën e muzikës, duke e konsideruar këtë një eksperiencë të re e mjaft interesante.  

U duk se të njëjtën gjë kishte vendosur të bënte dhe Arbana Osmani, ose të paktën kjo u nënkuptua fillimisht nga fotot e postuara prej saj ku shihej në një studio muzikore. Megjithatë, më pas bëri edhe një postim tjetër sqarues, duke treguar se nuk ishte aty për të bërë muzikë.  

 ‘Jo, jo, nuk ka ardhur akoma ajo ditë’ -ka shkruar moderatorja.  

Arbana është përfolur shumë këto ditë për dasmën e saj. Eduart Grishaj zbuloi së fundi disa nga ceremonia. Çifti kanë zgjedhur Toskanën e Italisë për dasmën e tyre, pasi siç tregon regjisori është edhe një nga vendet e tyre të preferuara. 

“I pari që do këndoj jam unë. Nga 120 veta që janë në dasmë rreth 50 janë këngëtar, do këndojnë shumë veta. Do bëjmë dhe një ceremoni në kishë. Ato kishat janë shumë interesante dhe historike, janë shumë të bukura dhe do bëjmë edhe ceremoninë e kurorës në një nga kishat. Nuk është se na ka lodhur siç të lodhin dasmat përgjithësisht, por pjesën më të madhe të punës ia kam lënë Arbanës”, u shpreh ai.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF