KreuStil Jetese

Lewis Hamilton drekon me modelen braziliane: tradhton Shakirën?

Lewis Hamilton drekon me modelen braziliane: tradhton Shakirën?

Ende pa u konfirmuar romanca mes tyre nga ata vetë, kanë nisur aludimet se Lewis Hamilton mund të mos jetë besnik ndaj Shakirës. Ata janë takuar së fundmi në Miami, edhe pse ende nuk dihet se sa serioze mund të jenë gjërat mes tyre.

Pak ditë më parë revista ‘People’ pohoi se Shakira dhe Hamilton janë më shumë se thjesht miq. Diçka që tashmë e kanë konfirmuar burime nga rrethi i këngëtares, “Flirti ka nisur disa javë më parë në Miami, dhe është ende në një kulm ku situatën e dominojnë ‘Fluturat në stomak’”.

Kjo ‘marrëdhënie’ duket se po hedh hapat e parë, por orët e fundit disa imazhe janë bërë virale në Twitter, ku tregohet se Hamilton ka drekuar me modelen braziliane Juliana Nalu, 25 vjeçe. Dhe kjo po shihet nga fansat si një pabesi e mundshme ndaj Shakirës.

A post shared by JULIANA NALÚ (@juliananalu)

Ndonëse është e vërtetë që fotografitë e publikuara ata shihen vetëm, por përmes orendive dhe dekorimeve të restorantit, karrigeve dhe perdeve që përdoruesit e internetit zbuluan tregon se ata u takuan këtë javë.

Juliana Nalu është një modele braziliane. Sipas biografisë së saj në Instagram, ku ka pothuajse një milion ndjekës, ajo ka bashkëpunuar me disa agjenci, duke përfshirë Mix Models, MGM Models dhe Elite Model Management.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF