KreuStil Jetese

Në Hollivud po përdoren gjilpëra dobësimi, çfarë thotë Amy Schumer!

Në Hollivud po përdoren gjilpëra dobësimi, çfarë

Quhet Ozempic dhe është gjilpëra që po përdorin yjet e Hollivudit së fundi për t`u dobësuar. Bëhet fjalë për një medikament të përdorur rëndom nga të sëmurët me diabet të tipit 2. Pavarësisht se ky trend po përhapet gjithmonë e më shumë, aktorja Amy Schumer e kritikoi përdorimin e kësaj gjilpëre.

Schumer pranoi se e ka provuar edhe vetë Ozempic vitin e kaluar. Por rezultati duket, nuk ishte ai qe shpresonte. “Të gjithë kanë gënjyer. Mos vazhdoni më! Ju lutem bëhuni real” tha ajo.

42 vjecarja foli për efekte anësore e tha se pasi e mori injeksionin, nuk kishte qenë më në gjendje të kalonte kohë me djalin 4-vjeçar dhe bashkëshortin e saj.

“Unë isha një nga ata njerëz që ndihesha shumë e sëmurë dhe nuk mund të luaja me djalin tim,” kujton ajo. “Isha aq e dobët dhe kur im bir më gjuajti një top, unë nuk e përballova …”, u shpreh me tej. Schumer shtoi se shumë yje po e përdorin këtë medikament, dhe tha se ata gënjejnë kur pretendojnë se janë dobësuar duke reduktuar porcionet  e ushqimit. “Mbylleni gojën  e mos gënjeni, se jeni duke marrë Ozempic ose gjëra të ngjashme me të”, u shpreh aktorja.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF