KreuStil Jetese

“Restoranti më i keq në New York”, Nusreti mbyll filialin në shtetin amerikan!

“Restoranti më i keq në New York”, Nusreti mbyll filialin

Restoranti i kuzhinierit të famshëm Salt Bae, i cili dikur u kritikua si “restoranti më i keq” i New Yorkut është mbyllur. “Salt Bae Burger New York” në pronësi të kuzhinierit/influencuesit turk Nusret Gökçe, u mbyll këtë muaj me një tabelë në derën e tij ku thuhej se “po zhvendosej në një vend të ri”, thote Telegrafi. Ky hap pasi kritikët e cilësuan këtë filial si ‘restorantin më të keq’ të qytetit me ‘të gjithë sharmin e një hangari aeroplani’.

Por menyja e zinxhirit të burgerëve do të vazhdojë të shërbehet në një adresë tjetër të Nusr-Et Steakhouse, kompania mëmë e “Salt Bae Burger”, tha një zëdhënës i markës për Eater NY. “Salt Bae Burger New York” u hap në 220 Park Avenue South, pranë Union Square Park, vetëm një muaj përpara se pandemia të mbyllte shume restorante.

Restoranti u kritikua shpejt dhe kritikët që thanë se ushqimi i tij ishte i mbivlerësuar. Një kritik i ushqimit Gothamist shtoi se ishte “restoranti më i keq” në qytetin e New Yorkut. Marka ishte një vazhdim i ‘steakhouse Nusr-Et të z. Gökçe’, një restorant i famshëm me mbi 20 filiale në mbarë botën.

Por kompania mëmë u godit me padi të shumta ku perfshiheshin dhe akuza për ngacmim seksual dhe vjedhje pagash. Në vitin 2020, CEO i “Nusr-Et Al Avci” tha se nuk kishte asnjë problem në restorantet e kompanisë. Edhe pse Salt Bae kishte bërë emër në biznesin e restoranteve, jeta e tij ndryshoi brenda natës në vitin 2017, kur ai ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një video të tij duke përgatitur një biftek otoman. Videoja – e cila ka mbledhur mbi 17 milionë shikime – e tregonte duke spërkatur kripën mbi mish me dorën e ngritur ne forme kobre.

I veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse të zeza të holla, lëvizja ‘sensuale’ i dha Nusretit titullin ‘kuzhinieri më seksi në Instagram’. “Të gjitha ndjenjat e mia vijnë nga brenda mishit”, tha ai për NBC. “Deri në momentin kur vendosa kripën mbi mish”.

Ai gjithashtu shkaktoi zemërimin e publikut vitin e kaluar kur u shfaq në fushë pas përfundimit të finales së Kampionatit Botëror, duke festuar me Lionel Messin dhe shokët e tij të skuadrës dhe madje duke mbajtur trofeun ikonë në dorë – gjë e cila nuk ishte e lejuar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF