
Aktori i famshëm i njërit prej muzikaleve më të pëlqyer në historinë e kinematografisë, “Hair” ka ndërruar jetë pasi u godit nga një makinë teksa udhëtonte me motoçikleta. Treat Williams ishte 71 vjec.
Shoferi i një Honda, Ryan M Koss – 35 vjec, u kthye majtas për të hyrë në një parking dhe e goditi për vdekje 71 vjecarin Treat Williams, i cili po vinte nga ana e kundërt. Sipas policisë, aktori i nominuar për Golden Globe mbante një helmetë në kokë në momentin e përplasjes, por kjo nuk ka mjaftuar që t`i shpëtonte jetën.
Ai u dërgua me helikopter në spital, por vdiq pak pas shtrimit. Williams ishte i martuar me aktoren Pam Van Sant dhe së bashku kishin dy fëmijë, Gille dhe Ellie. Ata postonin shpeshherë foto në rrjetet sociale duke i treguar ndjekësve pjesëza nga jeta e tyre idilike.
Edhe disa orë përpara tragjedisë, Williams po shijonte fundjavën teksa kosiste barin në pronën e tij prej 1 milion dollarësh në Vermont. “Nuk ka erë më të mirë sesa ajo e barit të porsaprerë”, kishte shkruar ai.






Ndahet nga jeta aktori Francesco Nuti!



Horoskopi ditor, e martë 13 qershor 2023









Konfirmohet romanca e Shakirës me Hamilton!

