
Që kur Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u lidhën në vitin 2016, ka patur thashetheme të vazhdueshme për marrëdhëniet e tensionuara mes influencueses së famshme dhe vjehrrës së saj, Dolores Aveiro.
Megjithatë, sipas revistës Look, rrënja e konfliktit të tyre lidhet me një vendim të marrë nga Georgina kur ajo u transferua me Cristiano në La Finca. Thuhet se Cristiano i dha asaj liri të plotë për të dekoruar shtëpinë sipas shijes së saj, në mënyrë që ajo të ndihej rehat në shtëpinë e tyre së bashku.
Mësohet se një nga ndryshimet e bëra nga Georgina u kundërshtua shumë nga Dolores Aveiro. Mbi oxhakun në dhomën e ndenjes, dikur ishte një pikturë e madhe me Cristianon dhe nënën e tij. Megjithatë, pasi Georgina u zhvendos, Dolores zbuloi se piktura ishte hequr dhe zhvendosur në garazh.
Në vend të saj, Georgina kishte vendosur një pikturë të saj, të cilën Dolores Aveiro e interpretoi si një përpjekje për ta zëvendësuar dhe një shfaqje epërsie nga ana e saj. Ky, sipas thashethemeve, besohet të jetë shkaku i vërtetë i sherrit mes tyre, i cili vazhdon edhe pas shtatë vitesh, duke sjellë si pasojë marrëdhënien e tyre të largët.
Në fakt, vetëm pak javë më parë, revista Lecturas raportoi se Dolores Aveiro kishte kryer magji ndaj Georginas, por nëna e Ronaldos i mohoi menjëherë këto akuza me anë të një deklaratë, duke theksuar se ato ishin të rreme dhe se i shërbenin vetëm për të dëmtuar reputacionin e saj.


Horoskopi ditor, e mërkurë 14 qershor 2023












Ndahet nga jeta aktori Francesco Nuti!



Horoskopi ditor, e martë 13 qershor 2023


