
Në një intervistë për Prive, Patris Berisha u pyet mes të tjerash edhe për raportin me Tunen, për shkak se me anë të postimeve në rrjetet sociale po habitin ndjekësit. Përgjigja e tij ishte e prerë.
“Shumë njerëzve u intereson jeta ime private dhe e Tunës. Unë i këshilloj të shohin punët e tyre. Kur duam ndahemi, kur duam pajtohemi, është jeta ime dhe nuk ka përse i intereson askujt tjetër. Nëse doni të interesoheni për dicka pyesni si jam me shëndet, mirë jam faleminderit, a ndahemi a pajtohemi, shikoni gratë tuaja në shtëpi”, u shpreh ai.
Mes fjalëve të shumta për ndarje, Patrisi dhe Tuna u shfaqën bashkë në fillim të qershorit. Duket se djemtë e tyre do të jenë gjithmonë një arsye që ata të bashkohen dhe të pozojnë krah njëri-tjetrit, duke krijuar në këtë mënyrë kujtime të bukura për fëmijët e tyre.
Me rastin e festës së Abetares së Tianit, këngëtarja publikoi në profilin e saj në Instagram disa foto ku shihej në krah Patristit dhe dy djemve. “Mama krenare”, shkruante ajo në krah të njërës prej tyre.

Arbana i hyn muzikës? Fotot që ngritën dyshimet!








Horoskopi ditor, e mërkurë 14 qershor 2023










