KreuStil Jetese

The Weeknd në serialin e ri të “The Idol”! Ç’duhet të dini!

The Weeknd në serialin e ri të “The Idol”!

The Weeknd pavarësisht projekteve televizive, nuk ka ndërmend ta lërë anash muzikën. Seriali i ri dramatik i kanalit HBO, “The Idol”, i cili vjen i bashkëkrijuar dhe udhëhequr si protagonist nga artisti i njohur kanadez, Abel Tesfaye, më në fund u shfaq premierë pas disa muajsh polemika.

Në të luajnë edhe aktorë tjerë të njohur si, Lily Rose-Depp, Jennie Ruby Jane, Troye Sivan, Dan Levy dhe Moses Sumney. The Weeknd u shpreh se po planifikon t’i lançojë këngët e serialit çdo javë.

Deri më tani ai ka lançuar disa këngë nga albumi me kolona zanore të “The Idol”, duke përfshirë “Popular”, një bashkëpunim me Madonnan dhe Playboi Carti, dhe “Double Fantasy”, një duet me reperin Future, i cili arriti në pozicionohet në vendin e 18 të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”.

Ylli kanadez në “The Idol” portretizon një këshilltar të vetëshpallur shpirtëror, pronar i një klubi të natës dhe udhëheqës i një kulti të ditëve moderne, i cili nis një lidhje romantike me pop artisten më të kërkuar të momentit, e cila portretizohet nga Lily-Rose Depp. Ashtu siç ishte paralajmëruar, seriali përfshinë skena të shumta seksuale.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF