
Moderatorja Evi Reçi dhe Kledi Hysa prej kohësh po shijojnë një romancë të byukur dashurie. Edhe pse ata fillimit zgjodhën ta shijojnë në heshtje historinë e tyre, tashmë ata nuk ngurojnë të flasin për lidhjen e tyre.
Së fundmi Kledi ka dhënë një intervistë për “Natën me Aulonën”, ku Kledi ka treguar se si ai arriti t’i rrëmbente zemrën Evit. Ai është shprehur se Evi i jepte që në fillim pozitivitetin dhe pastërtinë miqësore që ai kërkonte.
“Sapo kisha dalë nga Big Brotheri dhe kisha shumë kohë që po merresha më shumë me veten. Njohja me Evin nisi në darkën e Eraldos, por vazhdoi më vonë. Evi kishte diçka që ishte si një lloj shkarkim për mua, kur ishte prezente më jepte një pozitivitet që unë kërkoja.
Evi kishte jetuar jashtë dhe kishte mendimin krejt ndryshe, ndërkohë kishte tre vite që jetonte në Shqipëri dhe unë sapo kisha hyrë në Shqipëri. Kishte një pastërti shumë miqësore që më ndihmonte dhe më bëri shumë për vete me dashurinë dhe respektin që kishte ndaj njerëzve. E njihja më përpara si këngëtare, madje më surprizoi kur e pashë ngaqë ka pasur kohë që nuk e shihja në skenë.
Më ka pëlqyer shumë muzika që bënte sepse ishte ndryshe komplet. Çfarë më pëlqeu më shumë tek Evi nuk ishte në pamjen e parë, por ishte e dyta dhe e treta që më bëri edhe më shumë. Deri sot Evi ka gjithmonë diçka për të dhënë”, ka thënë Kledi.




Horoskopi ditor, e enjte 15 qershor 2023



Si dukej Sara Hoxha përpara famës, dalin fotot!



Arbana i hyn muzikës? Fotot që ngritën dyshimet!








Horoskopi ditor, e mërkurë 14 qershor 2023

