KreuStil Jetese

“The Times” artikull për Vjosën: Uji i kristaltë dhe degëzime të bardha për rafting!

“The Times” artikull për Vjosën: Uji i kristaltë dhe

“Uji i kristaltë dhe degëzime të bardha: Parku i parë Kombëtar i lumit të egër në Evropë për rafting”, kështu e nis artikullin kushtuar vendit tonë prestigjiozja “The Times”. Britanikja shkruan se në Shqipëri gjenden përrenj me shumë adrenalinë, male të shenjta dhe një lumë i pazbutur.

“The Times” përshkruan me detaje lundrimin me gomone apo kajaket për rafting duke e konsideruar këtë sport si një festë në ujërat e pastra që të rrëmbejnë në furinë e lumit të egër të Evropës.  Adrenalina në këtë lumë unik siç është Vjosa të shton rrahjet e zemrës, duke e bërë këtë shëtitje padyshim të paharrueshme.  

Në artikullin e “The Times” shkruhet se Vjosa mbetet e paprekur dhe në asnjë pikë përgjatë gjithë lumit nuk ka kanale, devijime, sikurse asnjë digë të mundshme. Në brendësi të shkrimit nënvizohet se Vjosa është vetëm një nga mrekullitë e shumta të eksploruara gjatë itinerarit të rafting.

Pas udhëtimit plot adrenaline në një fshat malor të vogël, turistët provuan një vakt tërësisht me produkte bio të rritura në tarracat e fshatit. Më tej një shëtitje poshtë malit të shenjtë të Tomorit dhe akomodimi në Bujtinat aty pranë.

Britanikja “The Times” shkruan se lumenjtë e Shqipërisë mbeten padiskutim xhevahirët e saj duke u krahasuar me lumenjtë në veri të Kanadasë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF