
Këngëtarja e njohur Rita Ora ka dhënë një intervistë për prestigjiozen britanike “The Sun”, ku ka rrëfyer se rruga e saj në muzikë nuk ka qenë aspak e lehtë. Ajo shprehet se ka qenë e detyruar që të humbë një pjesë të vetes dhe të asaj çfarë ajo ka qenë dikur.
32-vjeçarja me sinqeritet tregon se i është nënshtruar edhe terapive për shkak të ulje-ngritjeve të forta në jetë kur ishte më e re, gjatë përpjekjeve për t’u bërë e famshme. E thotë troç se ka përjetuar “ferrin” gjatë dekadës së fundit.
Kësaj gjendje që këngëtarja ka përjetuar i dedikohet edhe albumi i saj më i ri, i treti në karrierë “You and I” me 12 këngë që do të publikohet i plotë më 14 korrik. Terapisë në veçanti i kushtohet edhe njëra nga këngët “Look at me now”.
Ndër të tjera, Rita Ora shprehet se ka luftuar për të mbajtur karrierën e saj në rrugën e duhur pavarësisht grindjeve me ish-shefin e saj Jay-Z dhe ish të dashurin Calvin Harris, histori të cilat i ka përfshirë në këngët e saj.
Kujtojmë që tashmë Rita Ora është e dashurura dhe e lumtur me bashkëshortin e saj regjisorin Taika Waititi.



Horoskopi ditor, e enjte 15 qershor 2023



Si dukej Sara Hoxha përpara famës, dalin fotot!



Arbana i hyn muzikës? Fotot që ngritën dyshimet!








Horoskopi ditor, e mërkurë 14 qershor 2023


