KreuStil Jetese

‘Kepi i Tundimeve VIP’, Kiara tregon look-un e puntatës së parë!

‘Kepi i Tundimeve VIP’, Kiara tregon look-un e puntatës së

“Kepi i VIP-ave” është projekti më i ri i Kiara Titos pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Xhirimet e programit janë realizuar në Bodrum të Turqisë, ndërsa pjesë e formatit janë bërë edhe një disa ish banorë te tjere të BBV2.

Pjesëmarrësit kanë treguar herë pas herë përmes postimeve në rrjetet sociale disa detaje nga xhirimet, por këtë herë ishte vetë Kiara që zbuloi look-un e saj në puntatën e parë dhe dukej kaq bukur!

Moderatorja mbante veshur një fustan Chanel plot shkelqim, ndërsa flokët i kishte mbledhur topuz. Si aksesorë, kishte një palë vëthë të varur po në të njëjtën gamë ngjyrash më veshjesh, duke preferuar të dukej sa më shpejt, por sërish mjaft elegante.

Më herët, Olsa Muhameti zbuloi disa detaje nga reality shoë ndërsa nuk kurseu lavdërimet për Kiarën. “Njiheshim shumë pak, nuk kemi punuar kurrë bashkë, kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë, më pëlqen se është profesionaliste, nuk e reflekton as tek ne as tek stafi famën, është modeste, është e para që vjen në setin e xhirimit. Është korrekte, është pjesëmarrëse në të gjitha hallkat e programit, është një fillim bashkëpunimi”,-tha ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF