
Një fans me fat i Beyonce kapi mes turmës syzet e diellit që hodhi këngëtarja gjatë një koncerti në stadiumin Tottenham Hotspur, dhe ka vendosur ta shfrytëzojë këtë rast më së miri. Syzet mendohet se janë bërë me porosi nga marka e njohur e modës luksoze “Off White”.
Ai ka vendosur t`i nxjerrë në ankand. Personi i quajtur Valentino, fillimisht u bë viral në TikTok pasi ndau një video me syzet. Këngëtarja e “Crazy in Love”, 41 vjeçe, i hodhi syzet teksa performonte këngën e saj, “Diva”.
Rojet e sigurisë arritën t`i merrnin herën e parë, por më vonë Beyonce i lëshoi përsëri mes turmës.
Valentino ishte njeriu me fat që arriti t`i kapte dhe tani po i nxjerr në ankand për 15 mijë paundë apo 17.507 euro në Omega Auctions, dhe kjo pavarësisht faktit që syzet e diellit “Off Ëhite” zakonisht shiten me pakicë rreth 200 paundë (233 euro). Turneu botëror “Renaissance” filloi muajin e kaluar me një koncert të 17 majit në Stokholm, Suedi, dhe që atëherë këngëtarja është ndalur në vendet kryesore europiane, duke përfshirë Parisin dhe Londrën.







Kledi Hysa zbulon se si Evi e bëri për vete!




Horoskopi ditor, e enjte 15 qershor 2023



Si dukej Sara Hoxha përpara famës, dalin fotot!



Arbana i hyn muzikës? Fotot që ngritën dyshimet!


