KreuStil Jetese

Rudina Dembacaj: Kam pajtuar 4 familje në gjakmarrje!

Rudina Dembacaj: Kam pajtuar 4 familje në gjakmarrje!

Rudina Dembacaj befasoi me pohimin e fundit se kur ishte 16 vjeç ka pajtuar 4 familje qe ishin ne gjakmarrje. Aktorja e humorit rrefeu tek “Një gote me Rose”, se ishte fymezuar nga i ati për të mësuar më shumë rreth Kanunit.

Pjesë nga biseda

“Unë kam qenë shumë natyrë diplomate. Asokohe babi im fliste shumë për Kanunin, nuk ma dha ta lexoja në mënyrë shabllone por ma interpretoj dhe unë kam qenë shumë e interesuar të di çdo gjë për origjinën time që është Kelmendi, për ligjet e Kanunit, se cilat ishin të drejta sipas tim ati e se cilat jo. Im atë ishte një diplomat nga Malësia, nuk më kufizoi asnjëherë të isha vetja as mua as motrën time. Një porosi e tij ishte: mos e rrej veten kurrë.

Duke qenë kaq e përfshirë, me origjinën time, unë kisha marrë një lloj frymëzimi që këto familje që ishin në gjak duhet të pajtoheshin. Unë i mbaj mend shumë pak si emra, madje motra më ka detyruar të gjej dokumenta nga ajo kohë, se unë nuk i kam të dokumentuara, e dua ti gjej”.- ka thënë Rudina.

Më tej ajo shtoi se ka dëshirë t`i takojë këto familje.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF