
Eliona Pitarka ka marrë vendimin “drastik” të mos lejojë asnjeri që të puthë vajzën e saj të porsalindur. Përmes një postimi në “Instastory” ajo tregoi që e shty drejt këtij hapi dhe ka të bëjë me shëndetin e vogëlushes.
“Është shumë e rrezikshme për bebet që të marrin infeksione, nëse puthen shumë nga njerëzit”, thotë ajo teksa shton se nëse dikush e ka vërtet të madhe dëshirën të puthë beben e saj, të vendosë një qese në fytyrë.
Reagimi i saj:
Unë nuk lejoj askënd ta puthi vajzën time te porsalindur, por nëse e kanë me shumë qejf do ti vendos këtë qesen perpara se ta puthin.
Pertej shakave, mama mos i lejoni ti
puthin bebushat, sidomos te porsalindur. Boll me kete zakonin e plaq plluqit me bebet, duke i lënë pështymë neper surrat blaaaah!
Eshte shume e rrezikshme sepse mund ti trasmetoni RVS ( lexoni sa e rrezikshme eshte ) bebet e porsalindur kane sistem imunitar shume te dobet dhe mund ti trasmeroni infeksione virale!












Kledi Hysa zbulon se si Evi e bëri për vete!




Horoskopi ditor, e enjte 15 qershor 2023



Si dukej Sara Hoxha përpara famës, dalin fotot!
