KreuStil Jetese

“Më dhimbte barku nga uria”, Emina Çunmulaj rrëfen fillimin e vështirë të karrierës!

“Më dhimbte barku nga uria”, Emina Çunmulaj rrëfen

Sot është një modele e suksesshme e me një familje të bukur, por jeta nuk ka qenë gjithmonë kaq rozë për shqiptaren e njohur nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj. Ajo ishte në Shqipëri këto ditë teksa për të dytin radhazi u bë pjesë e jurisë së “Muza Competition”, e ka marrë dhe një ftesë dhe nga kryeministri Rama për në podkastin e tij, “Flasim”.  Në rrëfimin për jetën, karrierën, Tuzin, familjen, Emina kujtoi edhe momentet e vështira në fillimin e karrierës si modele.

“Unë s’kam pasur bukë të ha kur kam qenë në Itali, në apartament me modele. Kjo është diçka që ndoshta s’ia kam treguar dikujt në jetë sepse janë vështirësitë e mia dhe të rrinë me mua. Ma bëjnë karakterin që ndoshta ti po thua, si jeton duke luftuar se jeta ime është gjithmonë në kokën time një luftë.

Edhe vazhdon në mënyra të tjera, por se lufto për ato që mendon dhe për të cilin je në jetën tënde, ajo që të vjen kollaj në jetë, edhe të hiqet kollaj.

Vetë bukë s’kam pasur të ha kur kam qenë  15 vjeçe në Itali e më telefononte babai e më thoshte, “si je, bija ime?’’

-Mirë- i thosha- babë. Gjithçka në rregull.

Shkoja të flija, barku më dhimbte. Shkoja të flija e çohesha natën. Më kishin dhënë 200 lira në atë kohë për t’i harxhuar për tre javë ditë, për të marrë metronë, për të ngrënë dhe për shkuar për të kërkuar punë si modele”, ka thënë ajo.

Emina është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian dhe bashkë kanë 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF