
Divorci i Angelina Jolie me Brad Pitt është kthyer tashmë në një luftë të hapur mes tyre, por kostot duket po i vuajnë edhe fëmijët. Ishte aktorja që bëri fillimisht kërkesën për divorc në 2016-tën dhe 7 vjet më vonë, situata ende nuk është zgjidhur.
Sipas radar online, një burim i brendshëm pohoi se “Lufta është larg përfundimit, Angie nuk përmbahet dot. Ajo kërkon shpagim për rolin e Brad në shkatërrimin e martesës së tyre.”
Burimi shtoi se “Pitt nga ana tjetër ai ka qenë i matur dhe shumë më i qartë se ku kanë gabuar të dy, kështu që në këtë pikë ai refuzon të tërhiqet më dhe të hapë sërish rrugë. Nuk ka në plan t`i japë Angelinës atë që ajo dëshiron.”
Kur ata filluan luftën ligjore, pjesa qendrore e mosmarrëveshjes ishte kujdestaria mbi 6 fëmijët e tyre, të cilët që atëherë ata janë rritur e disa janë tashmë në moshë madhore për të marrë vendimet e tyre: Maddox është 21 vjeç, Pax 19 dhe Zahara është 18 ndërsa Shiloh është 17 vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne tani janë adoleshente 14-vjeçare.
Burimi pohoi se “Angelina nuk dëshiron ta lërë të luftojë për kujdestarinë e vetme, por fëmijët po rriten, madje ata i thonë mamasë së tyre se është koha të ndalet. Fëmijët ndërkohë sipas tij “janë mirë me Brad. Me përjashtim të Maddox, të gjithë e pëlqejnë atë”, tha personi në fjalë.





Kafeja: Bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!













Kledi Hysa zbulon se si Evi e bëri për vete!

