KreuStil Jetese

18 vite bashkë dhe 5 fëmijë, ndahet papritur çifti i njohur!

18 vite bashkë dhe 5 fëmijë, ndahet papritur çifti i

18 vite bashke dhe 5 femije nuk mjaftuan per te shpetuar martesen e yllit te Beverly Hills, 90210”, Tori Spelling, e cila është ndarë nga bashkëshorti i saj, Dean McDermott, pas gati dy dekadash lidhjeje. Dyshja lidhi kurore ne 2016. Duke njoftuar ndarjen e tyre në Instagram, Dean ndau një postim të gjatë me një foto të tyre së bashku, dhe një tjetër me fëmijët.

Komediani dhe babai i shtatë fëmijëve shkroi: “Me dhimbje të madhe njoftoj se pas 18 vitesh së bashku dhe pesë fëmijëve të mrekullueshëm, unë dhe Tori kemi vendosur të vazhdojmë në rrugë të ndara dhe të fillojmë një udhëtim të ri”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si prindër të perkushtuar dhe t’i udhëheqim dhe duam fëmijët tanë në këtë kohë të vështirë”.

“Ne kërkojmë që të gjithë të respektoni privatësinë tonë, ndërsa ne perpiqemi ne këtë kohë të rrethojme familjen tonë me dashuri dhe te punojme në rrugën tonë përmes kësaj ndarjeje. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe mirësinë tuaj”, thekson mes tjerash ai.

A post shared by Dean McDermott (@imdeanmcdermott)

Dy vjet më parë, Tori pranoi se ajo dhe Dean flinin në dhoma gjumi të ndara për shkak të disa problemeve që kishin. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF