KreuStil Jetese

Ekipi i Netflix sulmohet nga peshkalqenët teksa xhironin

Ekipi i Netflix sulmohet nga peshkalqenët teksa xhironin

Një ekip i Netflix është sulmuar nga peshkaqenët tigër teksa po xhironin një dokumentar në det në Hawai.

Siç raportohet, një nga peshkaqenët u hodh mbi varkë dhe kafshoi një anëtar të ekipit.

Producenti Huw Cordey i tha Forbes se ekipi po planifikonte të bënte një xhirim nënujor me peshkaqenë tigër, por hasi probleme kur “dy peshkaqenë i sulmuan”.

Duke përshkruar skenën, anëtarët e ekipit thanë se “uji kishte marrë formën e një “v” dhe një peshkaqen “tigër” u hodh në varkë dhe i sulmoi. Varka u shkatërrua nga sulmet thanë ata.

“Ne po përpiqeshim të arratiseshim. Ishte e tmerrshme. Ishte peshkaqeni i dytë atë ditë që na sulmoi”, shtoi një prej pjesëtarëve të ekipit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF