
“Green Coast” është i pari dhe i vetmi resort në vendin tonë që certifikohet me flamurin blu, duke iu bashkuar në këtë mënyrë 5036 plazheve më të pastra në hartën globale të Blue Flag. Kjo certifikatë vjen pas një procesi të gjatë në plotësimin e disa kritereve rigoroze mjedisore, edukuese, lidhur me sigurinë dhe aksesin në plazhe.
“Kemi që prej 2020 që kemi marrë këtë nismë. 3 vjet është dashur për certifikimin e plazhit të parë. Në fakt në Europë dhe në glob tashmë bëhet prej më shumë se 35 vitesh. Lindi në Francë dhe më pas u përfaqësua nga gjithë Europa. Është certifikimi më prestigjioz. Gjëja më e rëndësishme që duhet të ketë një plazh është cilësia e ujit.
Është kriteri i parë, por jo i vetmi, janë 33 kritere. Domethënë një turist vjen zgjedh të vijë në një plazh që valëvit flamurin ‘Blue Flag’ dhe në këtë rast ai vlerëson cilësinë e ujit, sigurinë, nëse ka një vrojtues plazhi, nëse ka pajisje të ndihmës së shpejtë, nëse ekziston ‘security’ për çdo situatë. Një kriter që kemi luftuar dhe ka qenë një nga vështirësitë e mëdha ishte aksesibiliteti për personat me nevoja ndryshe. Duhet të jenë të përfshirë të gjithë”, shprehet Eni Metaj, përfaqësuese e ‘Blue Flag’ në Shqipëri.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për “Green Coast”’”, por edhe për vendin tonë dhe turizmin në tërësi. Programi ‘Blue Flag’ administrohet nga “Foundation for Environmental Education” me seli në Kopenhagen, Danimarkë.
Aktualisht janë rreth 51 shteteve pjesëmarrëse në të gjithë botën që janë certifikuar nga ‘Blue Flag’, si Spanja, Greqia, Franca, Italia, Turqia, të cilat janë të njohura për turizmin dhe standardet më të larta të turizmit.


The Telegraph: Shqipëria eklipson Kroacinë!


Horoskopi ditor, e hënë 19 qershor 2023







Horoskopi ditor, e diel 18 qershor 2023








