
Marco Romeo, autori i dyshuar i vrasjes së Sibora Gaganit, 22-vjeçares shqiptare e cila u zhduk në 2014-n, pasi u largua nga Roma, është marrë në pyetje nga autoritetet në Torremolinos të Spanjës.
Trupi i Siborës u gjet më 6 qershor, i murosur në apartamentin ku ajo kishte jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marcus Gaius Romeo. Çështja u rihap dhe kërkimet për Siborën rinisën pas deklaratës spontane të 45-vjeçarit teksa shoqërohej për një vrasje të dytë, atë të 28-vjeçares spanjolle Paula, nëna e djalit të tij.
Ishte vetë Marco Romeo që u tha autoriteteve spanjolle se e kishte vrarë e murosur 22-vjeçaren, 9 vjet më parë. Po ashtu ai tha se kishte përdorur edhe acid, për të zhdukur trupin e saj. Por së fundmi thuhet se Marco Romeo pasi është marrë sërish në pyetje nga gjykata, ai ka deklaruar se është i pafajshëm.
Nëna e Siborës, Betta Shahini, ka dhënë një intervistë për “Repubblica” dhe është shprehur se ai e ka siguruar vite më parë që nuk ia ka lënduar vajzën. “Ai gjithmonë e mohonte, unë vetë ia bëra pyetjen vite më parë dhe ai më mohoi teksa më shihte në sy. Gjithmonë thoshte se nuk e lëndoi vajzën time. Më kujtohen sytë e tij para 9 vitesh, ai kishte një fytyrë të qetë. Një fytyrë e cila më kujton një tjetër vrasës, Alessandro Impagnetiello”.

Horoskopi ditor, e hënë 19 qershor 2023







Horoskopi ditor, e diel 18 qershor 2023









Kafeja: Bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!


