KreuStil Jetese

De Niro, baba në moshën 79-vjeçare: Pse fëmijët e tij të tjerë nuk e kanë takuar beben!

De Niro, baba në moshën 79-vjeçare: Pse fëmijët e tij

Robert De Niro është bërë sërish baba, këtë herë në moshën madhore, 79-vjeçare. Lajmi se ai u bë sërish baba ka marrë shumë reagime nga publiku, pasi shumë pretendojnë se ai mund të jetë shumë i vjetër për të rritur siç duhet një fëmijë. Megjithatë, De Niro është baba i 6 fëmijëve të tjerë, kështu që ai e di qartë se çfarë po bën.

Neë York Post ka raportuar se gjashtë fëmijët më të mëdhenj të De Niros nuk e kanë takuar ende vajzën e tij dymuajshe. Fëmijët e tij janë nga mosha 51 deri në 11 vjeç, megjithëse nga e njëjta media u bë e qartë se të gjithë do të takoheshin për herë të parë në ditën e babait.

“Jo ende, por do ta bëjnë”, shpjegoi De Niro për revistën People. De Niro e mbajti sekret lindjen e vajzës së tij më të vogël për rreth një muaj. Megjithatë, ai nuk mendon se mosha e tij do të jetë pengesë që ai të jetë një prind i mirë dhe madje shtoi se ai dhe partnerja e tij e kishin përfshirë këtë në planet e tyre.

“Ndihet mirë, po”, konfirmoi ai. “Kur je më i vjetër, je i vetëdijshëm për gjithçka në jetë”. Në martesën e tij të parë, ylli i Hollivudit pati dy fëmijë, Drena dhe Raphael. Më pas erdhën Julian dhe Aaron në lidhjen e tij të radhës, ndërsa më pas ai pati Elliot dhe Helen me gruan e tij të dytë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF