KreuStil Jetese

Beyonce tregoi se edhe me një fustan të thjeshtë mund të shkëlqesh në koncert! 

Beyonce tregoi se edhe me një fustan  të thjeshtë mund të

Beyonce dukej magjepsëse gjatë performancës së saj këtë dielë në Amsterdam. Këngëtarja 41-vjeçare mbante një fustan të kuq të thjeshtë të puthitur pas trupit por sërish shkëlqeu në skenën e Johan Cruijff Arena. 

Ylli i popit tregoi në rrjetet sociale se e gjithë garderoba e saj për turin e koncerteve në Holandë ishte krijuar nga stilistë me ngjyrë. 

Fituesja 28 herë e “Grammy”-t shkroi se: “Për nder të Qershorit, gjithçka që kam veshur për RENAISSANCE WORLD TOUR është krijuar ekskluzivisht nga dizajnerë me ngjyrë”.  

Beyonce ka qenë mjaft e zënë këto kohë me turneun e saj të nëntë në mbështetje të albumit të shtatë të titulluar, “Renaissance”. Veshja e fundit e saj i solli ndërmend fansave pamjen ikonike të Jessica Rabbit, me një dekolte katrore dhe një të çarë seksi deri te kofshët. Ndërkohë, në secilin nga kycet e dorës mbante dy byzylykë argjendi, ndërsa look-un e kompletoi me një palë sandale me taka metalike. Me vëmendje të shtuar ndaj detajeve, ajo performoi edhe me një mikrofon argjendi dhe mbajtësja ishte e së njëjtës ngjyrë.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF