
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është përballur me një incident të rëndë gjatë koncertit të mbajtur këtë të diel në Nju-Jork. Teksa performonte në skenën e tejmbushur, Bebe u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishmëve.
Në një video të publikuar në Twitter, artistja e veshur me ngjyrë rozë po i drejtohej pjesës së përparme të skenës, në momentin kur celulari fluturon me shpejtësi në drejtim të saj. Bebe goditet drejt e në fytyrë dhe pas një momenti tronditjeje, ajo bie në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të stafit nxituan për ta ndihmuar.
Së fundmi interpretuesja e hitit “Meant To Be” ka ndarë dy fotografi në rrjetin e tij social Instagram, ku shihet me qepjet e bëra në fytyrë pas ndodhisë në koncert. “Jam mirë”, shkroi ajo në gjuhën angleze në mbishkrimin e fotografive, duke iu referuar kështu edhe hitit të saj me titull “I’m Good”, i cili ka qenë edhe frymëzues për titullin e turneut të saj aktual të koncerteve, “Best F**n Night Of My Life”.
Siç raportohet nga mediat e huaja, burri në fjalë është arrestuar nga autoritetet, ndërsa pamjet e sulmit të paprecedentë kanë qarkulluar gjithandej në internet.

Horoskopi ditor, e martë 20 qershor 2023








A janë çift Shakira dhe Lewis Hamilton?




The Telegraph: Shqipëria eklipson Kroacinë!


Horoskopi ditor, e hënë 19 qershor 2023




