KreuStil Jetese

Një sy gjumë gjatë ditës i bën mirë trurit!

Një sy gjumë gjatë ditës i bën mirë trurit!

Gjumi i ditës mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit ndërsa plakemi, sipas një studimi të ri. Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Londrës zbuloi se truri i njerëzve që dremitën gjatë ditës 5 deri në 15 minuta në orët e hershme të pasdites, u vonua plakja nga tre deri në gjashtë vjet, raporton BBC.

Shkencëtarët rekomandojnë që ky gjumë të jetë më i shkurtër se gjysmë ore; kjo është një sfidë më vete, sepse është mjaft e vështirë për disa njerëz që t’i zërë gjumi dhe për ca të tjerë të shkëputen nga gjumi për aq pak minuta.

Sipas studimit ndjekja e këshillave për të marrë një sy gjumë të shkurtër ditor është shumë më e lehtë sesa, të themi, humbja e peshës ose ushtrimet, të cilat janë të vështira për shumë njerëz.

Ndërkohë, hulumtimet e mëparshme kanë treguar se dremitja e shpeshtë ose dremitja e rregullt për periudha të gjata gjatë ditës mund të jetë një shenjë e demencës së hershme te të moshuarit.

Të moshuarit që dreminin të paktën një herë në ditë ose më shumë se një orë në ditë, kishin 40% më shumë gjasa të prekeshin nga sëmundja Alzheimer sesa ata që nuk dreminin çdo ditë ose flinin më pak se një orë në ditë, sipas një studimi të publikuar në Alzheimer’s and Dementia.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF