KreuStil Jetese

Humbi 90 kilogramë, aktorin e famshëm “nuk e njohin”në tapetin e kuq!

Humbi 90 kilogramë, aktorin e famshëm “nuk e

Aktori John Goodman gati nuk njihet me pas ndryshimit drastik ne pamje. 70 vjecari i befasoi te gjithe me paraqitjen në Monte-Carlo Television Festival. Ylli i “Argo” thuhet se ka humbur 90 kilogramë dhe për këtë dukej krejtësisht ndryshe në eventin prestigjoz.

Ai pozoi në tapetin e kuq të festivalit me një xhaketë të zezë dhe një palë pantallona bezhe, ndersa te pranishmit u cuditen me pamjen e tij të re.

John filloi të kujdesej për shëndetin në 2007 kur ndaloi dhe alkoolin. Kur pranoi dhe ndihmën e një trajneri fitnesi, aktori nisi te shihte rezultatet më të mëdha. Ai vazhdimisht ka ndare mendimet e tij për humbjen e peshës gjatë gjithë udhëtimit dhe ka pranuar se jeta e tij e re ishte një ‘proces i vazhdueshëm’.

Ylli i tha Howard Stern pohoi ne vitin 2016: “E mora ngadalë. Thjesht doja të ndryshoja stilin e jetës”. Mesohet se ai merret me aktivitet fizik gjashtë ditë në javë. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF