KreuStil Jetese

Humbi 90 kg ( dhe nuk i mori më) : Dieta që mbajti John Goodman! 

Humbi 90 kg ( dhe nuk i mori më) : Dieta që mbajti John Goodman! 

Në moshën 71-vjeçare, John Goodman nuk resht së mahnituri fansat me pamjen e tij të re. Aktori, i cili luftoi për vite me radhë me kilogramët e tepërt dhe varësinë nga alkooli, arriti të humbasë 90 kilogramë në 3 vjet dhe tani duket krejtësisht ndryshe. 

 Goodman kishte tentuar disa herë të humbiste peshë, por varësia nga alkooli pengonte përpjekjet e tij. Por, që nga viti 2007, aktori i famshëm arriti ta kapërcejë këtë varësi dhe tani me ndihmën e një trajneri fitnesi ka ndryshuar rrënjësisht pamjen e saj.  

Daily Mail zbuloi se si arriti Goodman të heqë qafe kilogramët e tepërt. Ai ndoqi dietën mesdhetare, e cila bazohet shumë tek peshku, farat, vaji i ullirit, frutat dhe perimet. Ai gjithashtu ushtrohet 6 herë në javë – përdor një bicikletë eliptike dhe e ka kthyer në zakon të bëjë 10,000-12,000 hapa në ditë. 

 Aktori ka folur në të kaluarën për përpjekjet e tij të dështuara për të humbur peshë. “Dikur, zhdukesha për rreth 3 muaj, humbisja 20-30 kilogramë, por më pas u kthehesha zakoneve të vjetra. Këtë herë vendosa të disiplinohem dhe t’i bëj gjërat ndryshe, ngadalë. Vendosa të bëj sport, të ushtrohem. Po shkoj në moshën ku nuk kam më mundësi të kthehem pas”, qe shprehur ai në vitin 2016. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF