KreuStil Jetese

Princesha Diana dhe torta që e bëri Williamin të skuqej “deri tek veshët”! 

Princesha Diana dhe torta që e bëri Williamin të skuqej

Princi William mbush sot41 vjeç: Ai do të festojë ditëlindjen e tij të si Princi i Uellsit bashkë me gruan e tij Kate Middleton dhe fëmijët George, Charlotte dhe Louis. Padyshim, torta është porositur. Një nga të preferuarat e William-it, që në fëmijëri, është torta me biskota me çokollatë, aq sa u zgjodh si “torta e dhëndrit” me rastin e dasmës mbretërore të vitit 2011. Por në të kaluarën e Williamit ka edhe një tjetër tortë të famshme. Ajo e porositur nga nëna e tij Diana, pikërisht njëzet e tetë vjet më parë, për ditëlindjen e tij të trembëdhjetë që e bëri të skuqej “si domate”.  

Për të kremtuar lindjen e fëmijës së saj të parë në adoleshencë, princesha zgjodhi një tortë ditëlindjeje në formën e gjoksit të femrës.

“Atë mëngjes,” do të rrefente më vonë ai, duke hapur frigoriferin e gjeta veten para gjinjve më të mëdhenj që kam parë ndonjëherë në jetën time!” Dianës “i pëlqente të turpëronte njerëzit, por në një mënyrë të këndshme dhe qesharake, ndoshta edhe me ndonjë shaka pak si shumë të guximshme”. E tillë ishte dhe torta në fjalë dhe surpriza funksionoi: Williami u bë flakë në fytyrë, ndërsa vëllai i tij Harry, siç thotë Daily Mail, u argëtua aq shumë sa iu lut nënës së tij t’i blinte një tortë identike për ditëlindjen e tij. 

Torta e ditëlindjes në formën e gjoksit femëror, megjithatë, nuk ishte e vetmja surprizë e turpshme që nëna Diana përgatiti për Ëilliam me rastin e ditëlindjes së tij të trembëdhjetë. Siç kujtoi vetë princi në dokumentarin e vitit 2017 “Diana, Nëna jonë: Jeta dhe Trashëgimia e saj”, princesha, për të bërë shaka me të, por edhe për të bërë realitet ëndrrën e çdo adoleshenti të viteve 1990, kishte ftuar në  Pallatin Kensington tre nga modelet më të njohura të kohës: Cindy Crawford, Naomi Campbell dhe Christy Turlington.

I sikletosur, William u pengua tek shkallët: “Isha absolutisht i shtangur”, tha ai.  Nga ana tjetër, si Harry, ashtu edhe William, e kanë përshkruar gjithmonë Dianën jo vetëm si një nënë që i “mbyste me dashuri”, por edhe si një mama të dashur dhe spontane, larg protokollit mbretëror nga i cili shpëtoi falë divorcit nga Charles. “Asaj i pëlqente shumë të ishte joformale, donte të qeshte dhe të argëtohej. E dinte se jeta e vërtetë ishte jashtë mureve të Pallatit”, rrëfejnë ata. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF