KreuStil Jetese

Dua Lipa çmend rrjetin me bikinit e koleksionit të saj!

Dua Lipa çmend rrjetin me bikinit e koleksionit të saj!

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka ndarë në Instagramin e saj dy foto me rroba banjo me pika e të zbukuruara me flutura nga koleksioni i saj dhe i Donatella Versace “La Vacanza”. “Veshja ime e kësaj vere deri në një të dytë. Rroba banjot më të lezetshme nga koleksioni i Versace”, ka shkruar ajo krah postimit, poshtë të cilit nuk mungoi komenti nga bashkëpuntoja e saj Donatella, “Një bukuri absolute! Kjo verë është e gjitha rreth ‘La Vacanza’ dhe Dua Lipës”.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua Lipa dhe stilistja e njohur Donatella Versace prezantuan rreth një muaj më parë  koleksionin e tyre të përbashkët “La Vacanza”. Dua në një konferencë për shtyp në Kanë, përpara se koleksioni të zbulohej u shpreh se, “Ne vendosëm ta bënim atë në një natë në Nju-Jork. Donatella dhe unë kemi bërë shumë së bashku me kalimin e kohës, por mundësia për të hyrë në atelie dhe për të qenë pjesë e historisë së Versace ka qenë absolutisht magjepsëse”, tha Dua.

Marrëdhënia e ngushtë e këngëtares me shtëpinë e modës filloi në vitin 2018, kur ajo veshi një palë rroba banje Versace 2018 të koleksionit Pranverë/Verë në printin e saj Tresor de la Mer për të performuar hitin e saj të mrekullueshëm “New Rules” në Brit Awards.

Ishte një përvojë e veçantë jo vetëm për Dua Lipën, por edhe për Donatellën, e cila gjatë paraqitjes së saj në Kanë, u shpreh, “Dua përfaqëson gruan e sotme: ajo është e sigurt, e fortë dhe ka aftësinë të ndikojë te njerëzit, jo vetëm sepse është e famshme, por për shkak të vlerave të saj”.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF