KreuStil Jetese

Kida shfaqet në klipin e ri me të njëjtin fustan si Kim Kardashian dhe Bebe Rexha! 

Kida shfaqet në klipin e ri me të njëjtin fustan si Kim

Kida paralajmëroi se në 23 qershor do të publikojë këngën e saj më të re. Këngëtarja nga Prishtina postoi disa foto nga prapaskenat e klipit, i cili duket se do të jetë i tipit veror. 

Aty, ajo shihet mjaft joshëse me një fustan të gjatë të markës “Jean Paul Gaultier”. Fustani me viza zebre dhe material transparent, i nxirrte mjaft mirë në pah linjat trupore.  

Por një fustan të tillë, fansat e saj kanë pasur rastin që ta shohin edhe më parë në trupin e super yjeve me famë botërore, Kim Kardashian dhe Bebe Rexha.  Kim e kishte veshur këtë lloj fustani në eventin e ndarjes së çmimeve, “People’s Choice Awards” në vitin 2018.  

Ndërsa artistja shqiptare mbante të njëjtin model fustani në qershor të vitit 2021, në mbrëmjen e promovimit të albumit të koleges së saj, Doja Cat. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF