
Shqipëria ka një tjetër kampion të artë në fushën e sportit. Bëhet fjalë për Gersi Troka, i cili ka mundur të bëjë një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not.
Ai ka arritur të rrëmbejë medalje ari në Lojërat Olimpike Speciale që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor.
Troka shkëlqeu në çerekfinale e gjysmëfinale duke lënë pas rivalët e tij në finale, duke vendosur kohën më të mirë (3:04.70) dhe duke marrë medaljen e parë të Artë për Skuadrën Speciale shqiptare.
Gersi Troka, i cili ka nisur notin kur ishte 9 vjeç, tashmë ai është kampion. Skuadra Olimpike Speciale Shqiptare përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Berlinit, teksa përfaqësohej vetëm me dy sportistë në Lojërat paraardhëse.










Stil Jetese
Si rrallëherë, Eno Popi ndan foto me partneren!

Stil Jetese
Një sy gjumë gjatë ditës i bën mirë trurit!


Stil Jetese
Horoskopi ditor, e mërkurë 21 qershor 2023






