KreuStil Jetese

Gjenden pjesë të nëndetëses së zhdukur: “Mund të ketë pasur shpërthim në bord”!

Gjenden pjesë të nëndetëses së zhdukur: “Mund

Disa mbetje jane zbuluar nga një robot nënujor që po bënte kërkime prane “Titanikut”, për batiskafin e humbut në atë zonë. “Ekspertët po e verifikojnë këtë informacion”,njoftoi Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Twitter.

Një ekip shumëkombësh përpjekjesh te kërkim-shpëtimit po vazhdon kontrollet nga deti dhe ajri për nëndetësen e zhdukur, te quajtur Titan. Nëndetësja me pesë turistë në bord u nis të dielën drejt Titanikut, por humbi kontaktin një orë e 45 minuta pas nisjes. Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën pasi nëndetëses besohet se i kanë mbetur vetëm disa orë furnizime me oksigjen.

Titan nisi ekspeditën me 96 orë furnizime me oksigjen, tha kompania OceanGate, që nënkupton se furnizimet mund të harxhoheshin mëngjesin e së enjtes. Por, ekspertët thanë se sa gjatë mund të zgjasin furnizimet me oksigjen varet nga disa faktorë, sikurse nëse nëndetësja ende ka energji elektrike dhe sa të qetë qëndrojnë pasagjerët në bordin e saj.

Të mërkurën Rojet Bregdetare amerikane njoftuan se avionët kanadezë kishin diktuar zhurma nën ujë. Ekipet e kërkim-shpëtimit lëshuan nën ujë disa pajisje kërkuese në zonën ku janë detektuar zhurmat, por zyrtarët paralajmëruan se zhurmat e detektuara mund të mos kenë ardhur nga nëndetësja Titan.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF