KreuStil Jetese

Minutat vendimtare për të gjetur nëndetësen turistike të Titanikut!

Minutat vendimtare për të gjetur nëndetësen turistike

Kërkimet për të gjetur nëndetësen turistike të Titanikut që u zhduk në Oqeanin Atlantik, kanë hyrë në momente vendimtare, pasi edhe pak orë kanë mbetur deri në përfundimin e sasisë së oksigjenit që ka brenda nëndetëses turistike.

Llogaritet që rezervat e oksigjenit të nëndetëses, me orën tonë lokale, të përfundojnë rreth orës 12:00-13:00. Kapiteni që drejton operacionin e kërkim-shpëtimit ka thënë më herët se ende nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen e nëndetëses Titan.

BBC ka bërë me dije se sot do t’i bashkohen ekipeve të kërkimit 10 anije shtesë dhe nëndetëse. Nëndetësja turistike, e cila bënte ekspedita në rrënojat e Titanikut, që ndodhen rreth 3 800 metra në fund të oqeanit, u zhduk mëngjesin e së dielës, rreth 1 orë e 45 minuta pasi ishte nisur nga brigjet e Kanadasë.

Në bordin e saj ndodheshin 5 persona: Biznesmeni britaniko-pakistanez Shahzada Daëood, djali i tij Suleman, biznesmeni dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding, zhytësi i marinës franceze, Paul-Henry Nargeolet, i cili e kishte bërë edhe më herët këtë udhëtim, si dhe vetë CEO i firmës OceanGate, që ka në pronësi nëndetësen, Stockton Rush.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF