KreuStil Jetese

Arjola Demiri reagon pas kritikave për vallëzimin në kishë: Na keni kënaqur me moral…

Arjola Demiri reagon pas kritikave  për vallëzimin në kishë:

Aktorja shqiptare, Arjola Demiri, ka qenë mjaft e përfolur këto ditë në rrjetet sociale, dhe shkaku ishte publikimi nje videoje në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihej duke kërcyer dhe bërë lëvizje sensuale në një kishë.

E veshur me një fustan të zi te care anash, aktorja tropojane zgjodhi pikerisht brendine e nje kishe per vallezimin e saj qe ka marrë kritike të shumta. Mjaft ndjekës e cilësuan si percmues kete veprim, ndersa Arjola se fundi beri një reagim lidhur me këto komente.

Ajo shkroi se kisha në fjalë ka qenë vendi ku u mbajt nje event e ku gëzimet e kremtimet nuk kanë munguar.

“Për të gjithë këta moralistët që mban kjo tokë e sidomos këta që shohin veprimet e mia me lupë e i zmadhojnë e i bëjnë ‘Allahu na ruajtë’, veprimet e veta nuk i shohin se nuk iu del koha. Pikërisht në këtë kishë u mbajt aktiviteti i përvitshëm ‘Albanian Roots’ ku festuan, kënduan e kërcyen rreth 300 të ftuar, të gjithë shqiptarë. Tani unë pse mos të kërceja apo vetëm unë jo, se unë nuk bën, po ikni ore shihni punët e juaja se na keni kënaq fare me këto morale që s’di ku i bleni, sa ju kushton kilogrami se i shisni shtrenjte, a kështu i bleni shumë lirë”, ka shkruar Demiri në reagimin e saj.

Arjola e realizoi videon në fjalë në kishën “The Riverside Church” të Mahnattanit, ku çdo vit shqiptarët organizojnë takimin e tyre. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF