
Në mes aludimeve të shumta në mediat e huaja se Cristiano Rolando dhe Georgina Rodriguez po kalojnë një krizë në çift, dyshja vazhdimisht nuk nguron t’u tregojë të gjithë fansave në mbarë botën se gjithçka mes tyre shkon më së mirë.
Së fundmi me anë të postimeve në rrjetin social kanë treguar së ndodhen me pushime. Ata kanë ndarë disa foto shumë të bukura ku shihen të lumtur, teksa shijojnë kohën e kaluar së bashku.
Cristiano ka zgjedhur një foto tejet seksi me Georginën dhe postimin e ka shoqëruar me një emoji zemre. Ndërkohë modelja ka ndarë disa foto ku shihen së bashku me fëmijët e tyre.
Disa javë më parë sipas programit televiziv portugez ‘Noite das Estrelas’, në kanalin CMTV, shenjat e një krize mes ish-lojtarit të Real Madridit dhe Georgina Rodriguez janë të qarta. Në këtë program dhe në disa media të tjera portugeze, ata tregojnë se Cristiano është “lodhur” nga qëndrimi i Georgina Rodriguez, të cilin e cilësojnë si “larg realitetit, të detyruar dhe joserioz”.















Si rrallëherë, Eno Popi ndan foto me partneren!

Një sy gjumë gjatë ditës i bën mirë trurit!


Horoskopi ditor, e mërkurë 21 qershor 2023

