
Këngëtarja Nora Istrefi dhe reperja Melinda Ademi sipas burimeve të Gazetes Express janë përleshur në njërën prej qendrave të fitnesit në Prishtinë. Të pranishmit që e panë ngjarjen nga afër thonë se dy artistet nuk ishin në gjendje të mirë.
E cuditëshmja është se deri më tani, Nora dhe Melinda kishin pasur raporte të mira dhe bashkepunime mes tyre. Asnjëra nuk ka reaguar në lidhje me kete ngjarje ne rrjetet sociale.
Por menaxheri i Melinda Ademit, Granit Muxheri, i kontaktuar nga syri.net, e mohoi këtë lajm.
‘’Jo nuk është e vërtetë që ka ndodhur një përplasje e tillë. Kështu patën thënë dhe për Dafinën, e Butrintin ndërkohë që nuk kishte asgjë”, është shprehur ai.
















Stil Jetese
Si rrallëherë, Eno Popi ndan foto me partneren!

Stil Jetese
Një sy gjumë gjatë ditës i bën mirë trurit!


Stil Jetese
Horoskopi ditor, e mërkurë 21 qershor 2023
