KreuStil Jetese

7 vjet lidhje me Robert Downey Jr, Sarah Jessica Parker: ”Jam ndjerë e turpëruar”!

7 vjet lidhje me Robert Downey Jr, Sarah Jessica Parker: ”Jam ndjerë

Sarah Jessica Parker bëri një koment të rrallë në lidhje me romancën e saj të dikurshme me aktorin e njohur Robert Downey Jr. Lidhja e tyre zgjati nga viti 1984 deri ne 1991. Teksa reflektonte mbi ate marredhenie shtatëvjeçare, e cila përfundoi për shkak të betejës së tij me varësinë ndaj alkoolit dhe narkotikeve, ylli 58-vjeçar i “Sex and the City” kujtoi se ndihej e frustruar që përpjekjet e saj për të ndihmuar aktorin e “Iron Man” kaluan pa u vënë re nga rrethi i tij i brendshëm.

“Njerëzit përreth tij më shpërfillnin, edhe pse unë i kisha dhënë atij stabilitet dhe u përpoqa të krijoja një rrahje zemre të qëndrueshme që e lejonte të tregonte veten”, shpjegoi ajo për “The New Yorker”.

‘Kjo më bëri të ndihem e zemëruar dhe e turperuar”, shtoi ajo. Ish-çifti u takuan për herë të parë në xhirimet e dramës së tyre “Firstborn” të vitit 1984, kur të dy ishin vetëm 18 vjeç dhe nisen bashkejetesen pas vetëm tetë javë takimesh. Downey, Jr i tha Daily Mail përmes përfaqësuesit të tij, se ai ende ka ‘respekt të madh’ për Sarah- nënë e tre fëmijëve, e cila është e martuar me Matthew Broderick që nga viti 1997.

Gjashtë herë fituesja e “Golden Globe” rrefeu se Downey Jr ishte ‘personi i parë me të cilin bashkëjetoi.“Karriera e tij sapo kishte filluar. Isha shumë krenare që pashë suksesin e tij dhe e shikoja atë të rritej profesionalisht”, qe shprehur ajo per rrjetin “YES” në 2018.

Parker e përshkroi kohën e tyre te kaluar se së bashku si ‘vertet aventureske’ dhe ‘të rëndësishme’ në jetën e saj.

Në vitin 2008, Robert e pati permendur mënyrën sesi problemet e tij të varësisë i larguan ata nga njeri-tjetri. “Më pëlqente të pija dhe kisha një problem me drogën, dhe kjo nuk ecte me Sarah Jessican, sepse është shume larg asaj qe ajo do”, qe shprehur ai, duke shtuar: “Ajo më dha një shtëpi dhe mirëkuptim. U përpoq të më ndihmonte dhe u mërzit qe unë nuk e kuptova. Isha i dashuruar me Sarah Jessican… por dashuria qartësisht nuk ishte e mjaftueshme”, shtoi aktori.

Parker dhe Broderick, 61 vjeç, kanë një djalë, James Wilkie, 20 vjeç dhe vajzat binjake 13-vjeçare Tabitha dhe Marion.

Ndersa Downey Jr., i cili është i martuar me Susan Levin që nga viti 2005, ka djalin e tij, Indio, 29 vjeç, me ish-bashkëshorten Deborah Falconer. Perpara se të martohej, Parker ka pasur lidhjr edhe me John Kennedy Jr., Joshua Kadison Jr. dhe Michael J. Fox. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF