KreuStil Jetese

Elvana Gjata reagon pas koncertit madhështor; kujt ja dedikon?

Elvana Gjata reagon pas koncertit madhështor; kujt ja dedikon?

Elvana Gjata mbajti një koncert madhështor në “Air Albania” mbrëmjen e kësaj të enjte, më 22 qershor. Sikurse pritej stadiumi u tejmbush nga fansat e shumtë të artistes, të cilët e kanë ndjekur këngëtaren prej fillimit të rrugëtimit të saj në art dhe vazhdojnë ta bëjnë.

Pas përfundimit të koncertit, Elvana ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram, ku ka falënderuar të pranishmit, ka ndarë emocionet e mëdha që përjetoi, teksa zbuloi se këtë koncert ia dedikon gruas shqiptare.

“Faleminderit nga zemra, më keni dhënë sot aq shumë forcë e dashuri, që do ta kujtoj gjithë jetën. Këtë koncert ia dedikoj gruas shqiptare, por në veçanti vajzave më të vogla që janë duke nisur rrugëtimin e tyre. Mos u dorëzoni kurrë, asgjë nuk mund ta ndalë forcën tuaj dhe punën e palodhshme. Jeni e ardhmja! Ju duaa”, ka shkruar Elvana në postimin e saj.

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Përkrah Elvanës në skenë e ngritur në stadiumin “Air Albania” u ngjitën edhe artistë të tjerë të njohur dhe shumë të dashur të muzikës shqiptare, si: Luiz Ejlli, Semi Jaupaj, Ardit Çuni, Mc Cresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF